Flash News

Ditari i Opozitës

Koalicioni i Berishës me LSI, Kaso: Kemi marrëveshje për bashkëpunim edhe përtej 6 Marsit

Koalicioni i Berishës me LSI, Kaso: Kemi marrëveshje për

Avokati Ivi Kaso, i cili përfaqëson Komisionin e Rithemelimit në Partinë Demokratike ka zbardhur detaje lidhur me marrëveshjen e koalicionit të njoftuar sot nga ish kryeministri Sali Berisha me LSI-në.

I ftuar në Report tv, Kaso tha se me Lëvizjen Socialiste për Integrim është rënë dakord që të ketë një bashkëpunim afatgjatë, edhe përtej zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

Një nga detyrat kryesore të Komisionit të Rithemelimit ka qenë krijimi i një fronit sa më të gjerë opozitar në mënyrë që të përfshiheshin të gjithë faktorët që kanë qenë historikisht në krahë të PD-së, apo të përkohshëm që janë në opozitë me qeverisjen.

Që në momentet e para ne nisëm negociatat me të gjithë aleatët që publikisht kishin shprehur pakënaqësitë e tyre edhe ndaj PD-së që deri në dhjetor i kishte lënë jashtë vëmendjes.
E shpejtuam procesin e negocimit me disa forca me të cilat ramë dakord të garojmë nën një sigël të caktuar. Qëllimi nuk ka qenë vetëm të garojmë këto zgjedhje, por të vijojmë një bashkëpunim afatgjatë edhe përtej 6 marsit” , tha Kaso.

Të fundit