Flash News

Ditari i Opozitës

Komisionet e Shëndetësisë, Vokshi: Pas Beqajt, nuk është hetuar Manastirliu, ka përgjegjësi direkt

Komisionet e Shëndetësisë, Vokshi: Pas Beqajt, nuk

Deputetja e PD, Albana Vokshi deklaron se në komisionin hetimor të Shëndetësisë ka pasur një listë dëshmitarësh që kur KLSh ka bërë raporte për 2 koncesionet ku ka evidentuar shumë shkelje.

Në një interviste në Ora News, Vokthi tha se personat kyç janë ish ministrat e Shendetesise, Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu e cila nuk është hetuar edhe pse ka qenë drejtoreshë ne QSUT dhe ka marrë vendime.

Vokshi: Kemi pasur një listë dëshmitarësh qysh nga KLSh që ka bërë raporte për 2 koncesionet ku ka evidentuar shumë shkelje. E kemi nisur me KLSh-në sepse në fund të 4 muajve nuk kishim marrë informacionin e nevojshëm nga ministritë për ta depozituar në komision sepse na thonin se nuk i kishin. Pra na refuzuan që të na jepnin informacion.  

Kyç janë Beqaj dhe Manastirliu e cila nuk është hetuar edhe pse ka qenë drejtoreshë ne QSUT dhe ka marrë vendime. Nuk është hetuar fare Ogerta sepse në kohën e saj është bërë amendimi i kontratës së Sterilizimit ku janë shtuar kosto. Ajo ka përgjegjësi direkte.

Të fundit