Flash News

Ditari i Opozitës

Konfirmon Berisha: Ilir Meta do jetë në listën për deputetë të PD nëse pranon partia e tij

Konfirmon Berisha: Ilir Meta do jetë në listën për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi se kreu i PL, Ilir Meta mund të jetë në listën për deputetëve të Partisë Demokratike nëse Partia e Lirisë e pranon këtë.

Berisha u shpreh në Euronews Albania se lista e deputetëve të PD do të zgjidhet nga demokratët përmes primareve që siç tha, do të nisin shumë shpejt.

“Do hapet gara për primaret, listën e deputetëve do ta bëjnë demokratët. Ajo që ne jemi betuar është që t’i kushtojë rëndësi votës së diasporës, janë gjysma e kombit. Nëse partia e tij e pranon pa dyshim do ta fusim (Ilir Metën) të listën e PD, ai është i burgosur politik”, tha Berisha.

 

 

Të fundit