Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Korrupsion pasiv nga Berisha? Korreshi: Është ndonjë gozhdë Nastradini
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, foli sot për situatën me të cilën është duke u përballur kryedemokrati Sali Berisha teksa akuzohet për korrupsion pasiv.
Ai u shpreh në A2 se SPAK është me dy standarde, teksa përmend këtu edhe çështjet e Tahirit dhe të Ahmetajt.
“Ka dystandardizim, duke nisur që nga Saimir Tahiri e deri tek Ahmetaj. Për Ahmetajn ishin 1400 faqe, ndërsa për Berishën nuk erdhi asnjë dokument që të bënte lidhjen mes asaj që kërkonte prokuroria dhe kam dëgjuar që akuzohet për një vendim të këshillit të ministrave.
Sa i përket korrupsionit pasiv, nuk e di se çfarë lidhje i kanë bërë, por mendoj se është ndonjë gozhdë Nastradini.
Ndërkohë, arresti i shtëpisë nuk ka më vlerë pasi Berisha as mund të prishë provat. Nuk ka më asnjë lloj fuqie apo të jetë në krye të kryeministrisë dhe të ketë mundësi. Po ashtu edhe për shkak të moshës që ka. Nuk e kuptoj këtë kohëzgjatje të masës së sigurisë arrest shtëpie.”
Më tej, Korreshi u shpreh se Berisha i duhet opozitës në terren teksa po shkojnë drejt zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.
“Për mua Berisha jeton për politikën. Unë e di se çfarë bën dhe sesi pritet. Fushatat bëhen nga liderët e partive dhe do të ishte një minus shumë i madh për opozitën nëse nuk do të jetë Berisha në terren”, tha Korreshi.