Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Kreu i PD Vlorë reagon ndaj Ramës: Pse e riktheu në vëmendjen e shqiptarëve vitin e errët në 97-ës?
Kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, Atird Hoxha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili gjatë Asamblesë socialiste, u shpreh se PD nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997.
Në një reagim në Facebook, Hoxha shkruan se kryeministri i kujtoi shqiptarëve edhe njëherë vitin e mbrapshtë të 97-ës, kur zgjedhjet u zhvilluan nën kërcënimin e armëve.
Hoxha shton se risjellja në kujtesë e 97-ës, bën të mendohet se “kryeministri I skandaleve dhe aferave korruptive të ketë në plan të tentojë të përsëris zgjedhje si ato të vitit 1997”.
Reagimi:
Po me 97-tën çfarë pati kryeministri I skandaleve dhe aferave korruptive dhe me gjysmën e qeverisë në burg e në arrati?!
Pse e riktheu në vëmendjen e shqiptarëve vitin e erët në historinë e Shqipërisë?
Pse I riktheu në vëmendjen e shqiptarëve zgjedhjet parlamentare të vitit 1997?!
Është e vërtet që PD në ato zgjedhje arriti rezultatin më të dobët, por ashtu është edhe e vërtet që ato zgjedhje u zhvilluan nën kërcënimin e armëve e bandave të majta dhe me komisionerë të majtë që qëndronin të armatosur në qendrat e votimit.
Të paktën vlonjatët nuk I kanë harruar të tilla skena në qendrat e votimit të Vlorës, në zgjedhjet e qershorit 1997!
Mos o zot që kryeministri I skandaleve dhe aferave korruptive të ketë në plan të tentojë të përsëris zgjedhje si ato të vitit 1997, në kushtet kur sondazhet që ai vetë kryen, rezultojnë me shtimin e pakënaqësisë së shqiptarëve ndaj keqqeverisjes së tij, korrupsionit galopant dhe kapjes së shtetit nga krimi I organizuar.
Çfarë nuk pret nga një mendje e sëmurë, që ka marë peng vendin e shpresën e shqiptarëve, të cilët po largohen e largohen nga ky vend I bekuar!
Çfarë nuk pret nga një mendje e sëmurë, I cili e pranon dhe e ligjëron diktaturën e sundimit të njëshit, kontrollit të të gjitha pushteteve nga vetë ai, duke e krahasuar dhe zbukuruar me “diktaturën” e një ekipi basketbolli.
Çfarë nuk pret nga një mendje e sëmurë, I cili përcakton edhe sa vota do të marë opozita në zgjedhjet e ardhshme, duke rikonfirmuar dëshirën e tij për të deformuar sistemin demokratik në këtë vend.
Mos o Zot!
Përgjigjen më të mirë lideri global do ta marë në zgjedhjet e afërta parlamentare, nga populli të cilin ai sot e trembi me hijen e zezë të rezultateve të zgjedhjeve të qershorit 1997.