Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi flet me emra: Në cilat afera del emri i Ramës. Agaçi shpalli ilegalisht fitues konçesionarin e Elbasanit

Kryemadhi flet me emra: Në cilat afera del emri i Ramës. Agaçi

Skema e evazionit fiskal me faturat e koncesionarëve të inceneratorëve ka ‘përplasur’ në ‘Open’ kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe gazetaren Klodiana Lala.

Kjo e fundit e ka pyetur Kryemadhin nëse posedon fakte konkrete dhe dokumente që implikojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, sekretarin e Kryeministrisë Engjëll Agaçi apo edhe vetë kryeministrin Edi Rama në këtë skemë mashtrimi.

Kryemadhi tha se ka prova që Rama përfshihet në firmosjen e inceneratorëve të Tiranës dhe të Fierit, si dhe ka akuzuar sekretarin e Kryeministrisë Engjëll Agaçi që me ndërhyrjen e tij direkte ka çuar përpara në shkelje të ligjit skemën e mashtrimit me inceneratorin e Elbasanit.

Pjesë nga diskutimi:

Klodiana Lala: Cili është roli konkret i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe sekretarit të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe çfarë dokumentesh posedoni ju për t’i akuzuar.

Monika Kryemadhi: Për Engjëll Agaçin e di që është te inceneratori i Elbasanit. Shpallja e fituesit “Albtech Invest” në mënyrë të paligjshme që duhet të ishte prokurim ndërkombëtar, nuk u bë, nuk u la 40 ditë siç e ka ligji, pra implikojnë drejtpërdrejte Engjëll Agaçin dhe gjithë ministrat që kishin anën ligjore të kësaj. Për çështjen financiare është Lefter Koka.

Për Arben Ahmetaj nuk ka firmë në Elbasan dhe Fier. Nuk e di se cili është implikimi i tij në inceneratorin e Tiranës. Në Fier, zoti Subashi e di që ka bërë deklaratë se i është kërkuar të bëjë kthimin nga tokë arë të tokës ku është bërë inceneratori i Fierit.

 Për inceneratorin e Tiranës mundësia për të mos vazhduar më që firmat e ndërtimit të paguajnë para në dorë apo fatura të tmerrshme financiare për të justifikuar të ardhura për Klodian Zoton, SPAK më  e pakta që mund të bëjë është t’i bllokojë llogaritë bankare. Tani  e dini ju kush i administron bizneset e Lefter Kokës. Kjo tregon lidhjen e politikanëve me çështjen e inceneratorëve.

Të fundit