Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi mirëpret partinë e Topallit: Një grua më shumë

Kryemadhi mirëpret partinë e Topallit: Një grua më

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mirëpritur partinë e re të ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli, ‘Lëvizja për ndryshim’.

Nga Pogradeci, e pyetur nga gazetarët, Kryemadhi tha se partia e Topallit është një alternativë më shumë dhe për këtë i uroi suksese.

“I uroj suksese, një alternativë më shumë, një grua më shumë, ndaj i uroj suksese në të gjithë hapat e saj njëra pas tjetrës”, u shpreh shkurtimisht Kryemadhi.

Nga ana tjetër, kreu i PD, Lulzim Basha më herët, kur u pyet për partinë e Topallit tha se me apo pa maskë, qytetarët e kuptojnë se kush po përpiqet të shtyjë ose jo largimin e Ramës.

“Nuk kam pse flas me emra se nuk është çështje individësh, sidomos brenda PD të cilët kanë patur një jetë politike, mundësitë dhe shanset për të kontribuar si dhe vlerësimin e demokratëve.

Kjo është një çështje për jetë a vdekje për ndryshim. Kush ndihmon në sjelljen e ndryshimit, pra për largimin e Ramës është i mirëseardhur. Kush përpiqet me apo pa maskë ta zgjasë qoftë dhe një orë largimin e Ramës, qytetarët e kuptojnë qartë dhe përgjigjen jua kanë dhënë e do vazhdojnë t’jua japin”, tha Basha.  

Të fundit