Flash News

Ditari i Opozitës

Kryengritja e Postribës, Noka: Rezistenca e vizioni i kryengritësve të Postribës na duhet sot më shumë se kurrë

Kryengritja e Postribës, Noka: Rezistenca e vizioni i kryengritësve

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe demokratë të tjerë Luçiano Boçi, Bardh Spahia, Lindita Metaliaj zhvilluan homazhe në kujtim të kryengritjes së Postribës.

Në fjalën e tij, Noka u shpreh se rezistencë si ajo e Postribës i duhet sot Shqipërisë, përballë një regjimi njësoj të ashpër dhe poshtërues.

Noka tha se ky regjim ka si model dhe vlerë korrupsionin e banditët, ka njësoj propagandën si regjimi komunist.

Noka: Kryengritja e Postribës është një nga lëvizjet që i ka dhënë më shumë nder e krenari pasi  burra si Jub Kazazi e Osman Haxhia, kuptuan se çfarë reje e zeze po i vinte Shqipërisë.

Kuptuan se po dorëzohej liria, dinjiteti, tradita, feja, jeta, çdo gjë, në duar gjakatarësh.

Ata burra patën kurajën të mos pajtoheshin, patën kurajën ta shpërfillin, t’i qëndronin përballë murtajës, për të ruajtur lirinë e dinjitetin.

Ne sot duhet ta ushqejmë këtë të vërtetë, sepse një regjim,  njësoj i rrezikshëm, njësoj i ashpër, njësoj poshtërues, po kërcënon shqiptarët.

Rezistenca e vizioni i kryengritësve të Postribes na duhet sot më shumë se kurrë.

Re e zeze është dhe kjo e Edi Ramës. Një njeri që ka ngritur narko-shtet e sundon me krimin, kudo, dhe në Shkodër.

Ai sjell si vlerë e model korrupsionin e banditët.

Ai ka njësoj propagandën si regjimi komunist, ku mohon realitetin e varfërisë e shpopullimit, e manipulon sikur këtu po ndodh mrekullia.

Shpall armiq e sulmon e damkos këdo që nuk mendon si ai.

Kontrollon drejtësinë e nxit procese persekutimi ndaj kundërshtarit.

Njëlloj si atëherë, ai nuk lejon votën. E blen votën, dhe shantazhon qytetarët me vendet e punës, me ndihmën ekonomike, dhe me trafikantët e vrasësit që ka në shtabet elektorale.

 

Të fundit