Flash News
Plagoset me thikë i riu shqiptar në Itali, turistët i japin ndihmën e parë
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kryesia e PD, Berisha: Sot mblidhet për të marrë përsipër përgjegjësinë e kthimit të votës së lirë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë virtualisht në mbledhjen e kryesisë së PD-së.
Ai përcolli mesazhin në mbledhjen e kryesisë së PD-së se ky takim vjen për të marrë përsipër përgjegjësinë e kthimit të votës së lirë
Berisha: Sot, Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.
PD në vitet e fundit përjetoi një proces të rrallë, të vështirë. Por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e bashkuar, pavarësisht përpjekjet e hapta ishin që kjo forcë politike të denatyrohej, të shndërrohej në një simotër të partisë së krimit. Të fshihej e tërë historia e saj, të fshihej, të spostohej aksi i programit të saj.
Ju keni bërë një betejë të fortë, por dhe të suksseshme. Jeni përballur me probleme të mëdha, të vështira dhe ato janë kapërcyer.
Kemi hyrë tani në një vit elektoral.