Flash News

Ditari i Opozitës

Kush do të jetë kryeministër nëse fiton PD? Berisha: Do të ketë referendum; bashkëpunimi me Metën i ngushtë

Kush do të jetë kryeministër nëse fiton PD? Berisha: Do

Kryedemokrati Sali Berisha ka përsëritur se në rast se PD fiton zgjedhjet e 2025, fitorja do pasohet me një referendum.

I ftuar në “Opinion”, Berisha tha se kryeministri i ardhshëm do zgjidhet në këtë formë, duke pyetur qytetarët.

 "Kryeministrin e ardhshëm, pavarësisht se Sali Berisha është arkitekti i fitores… Përsëri ai gjykon të pyeten qytetarët, fton cilindo që dëshiron ta sfidojë Sali Berishën me votën e qytetarëve për kryeministër. Një risi moderne, modernissima. Kjo në funksionimin e një opozite", tha Berisha. 

I pyetur për raportet që ka me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metës, Berisha theksoi se do të ketë një bashkëpunim midis tyre për zgjedhjet e 2025.

"Me zotin Metën kam raporte shumë të mira. Bashkëpunimi në zgjedhje do të jetë i ngushtë, si midis një koalicioni që ecën drejt fitores", shtoi Berisha. 

 

 

Të fundit