Flash News

Ditari i Opozitës

Kush e drejton sot PD? Berisha: Nëse Basha thoshte ‘po’, nuk shkonte ky proces në këtë drejtim

Kush e drejton sot PD? Berisha: Nëse Basha thoshte ‘po’, nuk

Ish kryeministri Sali Berisha është vendosur përballë gazetarëve lidhur me krizën që ka përfshirë prej muajsh Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin  Opinion, Berisha është pyetur se pas përplasjeve të ditëve të fundit për selinë e PD, se kush e drejton sot këtë parti.

Berisha thotë se pas kuvendit të 11 dhjetorit, PD e drejton kuvendi kombëtar.

Kush e drejton sot PD?

Sot e drejton PD kuvendi kombëtar që u mblodh në 11 dhjetor dhe do e drejtojë deri në 22 mars.

Ka autorizuar një grup të përkohshëm prej 29 personash kolegjial.

Ku mblidhet kjo strukturë? Partia ka një seli...Në seli qëndron Basha        ...

Grupi ka shkruar në seli për të dëshmuar se vendimi u zbatua, e sot grupi është në 4 anët e vendit për të organizuar për herë të parë një ngjarje madhore, referendumin e thirrur nga Kuvendi i anëtarësisë. Ai po merret me brava.

Pse duhet gjithë ky referendum?

Edhe ai që zgjidhet me votat e popullit, shkarkohet nga kongresi, nga ekzekutivi, por pse e bejmë ne me referendum, se kemi një problem.

Anëtarësia dhe kuvendi nuk ka zgjedhur gjykatën. I shkarkuari nga kuvendi gëzon të drejtën e gjykatës kushtetuese. Partia ka gjykatë por është anuluar nga kuvendi, ndaj preferoi për ti dhënë hapësirën ta cojë vendimin me votë të fshehtë.

A është referendumi përpjekje për të eklipsuar kuvendin e 18 dhjetorit?

Basha është minoranca më e thellë në vend, por po bëjmë për të respektuar anëtarin.

Ai nuk e njeh...

Ai është i shkarkuar. I kërkova Bashës të mbledhë kuvendin. Ai deklaronte se nuk mbledh kuvend antiamerikan. Atëherë u detyruam ti drejtohemi anëtarësisë dhe mblodhëm firmat dhe kuorumin e kuvendit.

Nëse Basha thoshte po e ftoj kuvendin, nuk shkonte ky proces në këtë drejtim. Kur i propozoi Palokës se nuk ke alternativë tjetër vecse të votëbesohesh, ose në kuvend. AI ka thënë se me Berishën kundër s’mund ta bëj kurrë këtë.

Të fundit