Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi sot në seancë plenare, PD thërret mbledhje grupi

Kuvendi sot në seancë plenare, PD thërret mbledhje grupi

Parlamenti do të mblidhet pasdite në seancën plenare të radhës. Seanca do të nisë në orën 17:00.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do të ketë më marrëdhënie institucionale me mazhorancën duke bërë me dije se aksioni kundër qeverisë, do të shtrihet edhe në Parlament.

Dy orë para nisjes së seancës, grupi parlamentar i PD do të mblidhet për të vendosur se si do të jetë marrëdhënia e tij me Kuvendin.

Këshilli Kombëtar i PD, vendosi mbrëmjen e së dielën, të thërrasë protestë kombëtare më 7 tetor, që do të nisë nga Kryeministria dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.

Të fundit