Flash News

Ditari i Opozitës

Lobimi në SHBA, Këlliçi: 6 mln dollarë nuk janë paguar nga PD, paratë janë të patriotëve

Lobimi në SHBA, Këlliçi: 6 mln dollarë nuk janë

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka sqaruar akuzat për pagesat prej 6 milionë dollarësh, për lobim në SHBA.

I ftuar në News 24, ai ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka sqaruar se nuk ekziston një transaksion nga PD që konfirmon se është kryer kjo pagesë.

Këlliçi tha se paratë janë të patriotëve dhe se PD nuk është iniciatore.

 Këlliçi:  Kushdo që thotë se janë paguar 6 mln dollarë gënjen. Të nxjerrin një provë të një transaksioni që janë paguar 6 mln dollarë.

PD nuk është iniciatore, por janë para të patriotëve shqiptarë…Kam letra, dokumente.

Mjafton logjika e kontratës që është publikuar në media, që nëse ke dëshirën ta lexosh. Nëse shihni kontratën, është me kohëzgjatje 24 muaj, është lidhur më 4 prill, pra 25 ditë më parë, ka një pagesë fikse mujore prej 250 mijë dollarë dhe ka të drejtë ndalimi të shërbimit fill pas muajit të tretë.

Dhe nëse janë paguar 3 muaj të kësaj kontrate që janë të barasvlerëshme me 8 ditë pagesë të inceneratorit që nuk ekziston, që është 88 euro në ditë apo një koli me verë “Romano Conti” që Rama e pi cdo drekë..

Kjo shumë e paguar për 3 muaj, është paguar nga një fondacion “Make Albania great again” ka objekt të këtij fondacioni dhe lobimin, që e kanë firmosur njerëz që njihen në SHBA, është krejt e ligjshme, praktikë krejt normale në SHBA.

Të fundit