Flash News
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Malltezi denoncon SPAK-un: Rama ka transformuar 11 zona sportive në zona banimi, përfshirë 'Kompleksin Partizani'
Jamarbër Malltezi ka publikuar një video ku paraqet parregullsitë e gjetura në hetimin e SPAK për dosjen e Kompleksit Partizani, duke akuzuar këtë institucion për fshehje të qëllimshme të dokumenteve.
Sipas tij, SPAK po devijon hetimet për të zbatuar urdhrat e Edi Ramës, duke ndjekur qëllime politike, në vend që të ndjekë standardet ligjore për të zbardhur të vërtetën.
Malltezi shkruan se qëllimi kryesor i këtyre veprimeve është të arrestohet kreu i opozitës, Sali Berisha, ndërsa çështja e pronësisë së Kompleksit Partizani dhe hetimi mbi të po manipulohet.
Ai gjithashtu akuzon Ramën për transformimin e 11 zonave sportive në zona banimi, një vendim i miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë (KRRTSH).