Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi flet me emra: Berisha në arrest nga ekspertiza e falsifikatorit Aleks Zyba

Malltezi flet me emra: Berisha në arrest nga ekspertiza e falsifikatorit

Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi foli pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar akuzën "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim", babait dhe bashkëshortit të saj.

E ftuar në Syri TV, Malltezi ka denoncuar ekspertuesin Aleks Zyba si falsifikator dhe se me ekspertizën e tij sipas saj janë lënë në arrest Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Ajo u shpreh se i biri i Aleks Zybës është punonjës i BKH-së dhe rezulton se është pjesë e platformës socialiste ‘Aktivisti’.

"E kanë lënë në arrest shtëpie Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin me një ekspertizë të Aleks Zybës, i biri i të cilit punon në BKH dhe rezulton të jetë në platformën e ‘Aktivistit’, i cili ka bërë falsifikime të tmerrshme, merr tokën e Ysberishtit e sjell në mes të Tiranës dhe thotë kjo është toka e Begejsve dhe arrin në konkluzione të tjera të falsifikuara. Nuk e di a do ta përdorin më se ajo që është gjëja tjetër më absurde është se na kanë dhënë akt-akuzën pa prova.

Vërtetë unë prezumoj se do të jenë ato prova të 8 muajve më parë por ato prova kanë një llojë numërtimi dhe numërtimi tani ndryshon dhe unë tani kam nevojë të bëj mbrojtjen dhe si do të bëj provën pa pasur prova? S’kam parë kurrë një gjë të tillë që të shkruhet akt-akuza dhe të mos ketë një referencë në aktin e dosjes...Po ta çoja unë në gjykatë këtë gjë, gjykata nuk ka merrte fare parasysh. Kur shkruajm kërkesë në gjykatë themi në bazë të provës kaq dhe prova duhet të jetë në origjinal", tha Malltezi.

Të fundit