Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi nxjerr VKM-në: Rama bëri milioner Veliajn duke i falur 37,000 m2 tokë dhe 5,160 m2 ndërtesa

Malltezi nxjerr VKM-në: Rama bëri milioner Veliajn duke i falur 37,000

Jamarbër Malltezi ka publikuar disa dokumente ku tregohet se si kryeministri Edi Rama i ka dhuruar kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj plot 37,000 m2 tokë dhe 5,160 m2 ndërtesa për 1 € e 1 firmë.

Bashkangjitur dokumenteve të shpërndara në Facebook, Malltezi shkruan se VKM-ja e firmosur i përket datës 9 mars të vitit 2016.

Ai shprehet se pavarësisht provave, Rama dhe SPAK arrestojnë Berishën dhe Malltezin, në një kohë kur iu kthyen pronën e vetë trashëgimtarëve që u detyruan të paguajnë 800,000 €.

“Edi Rama bën milioner vëllain e vet duke i fal 37,000 m2 tokë dhe 5,160 m2 ndërtesa për 1 € e 1 firmë, por arrestohet Berisha e Malltezi se qindra pronarë trashëgimtarë të 5 familjeve themeluese të Tiranës ju kthye prona e vet pas 65 vitesh qe e kish vjedh shteti, pas qindra procedurash dhe që u detyruan të paguajnë edhe 800,000 € për pronën e vet! Kaq mjafton për të parë mender jush ssskapin nën urdhrat e Edi Ramës (VKM 183 e datës 9.03.2016)”, shkruan Malltezi.

Malltezi nxjerr VKM-në: Rama bëri milioner Veliajn duke i falur 37,000 Malltezi nxjerr VKM-në: Rama bëri milioner Veliajn duke i falur 37,000

Të fundit