Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi: Topografi që caktoi SPAK, militant i PS, i biri patronazhist dhe hetues i BKH

Malltezi: Topografi që caktoi SPAK, militant i PS, i biri patronazhist dhe

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar një tjetër skandal në lidhje me hetimin politik që po bën SPAK ndaj tij dhe kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Malltezi thotë se topografi që u caktua nga SPAK është një militant i PS. Kurse i biri është patronazhist dhe hetues i BKH.

POSTIMI I PLOTË

Sulmi politik ndaj Sali Berishës nisi me (1) kallëzim të rremë nga Taulant Balla, (2) urdhrin nga Edi Rama dhe Soros-diplomatë dhe (3) orkestruar me falsifikime nga ushtarët e SPAK duke përdorur patronazhistët për ekspertë apo hetues.

P.sh. prokurorët caktuan topograf Aleks Zybën në 2022 për të parë tokat e familjeve pronare. Ky shkruajti thagmat “ka mbivendosje me pronën e vet” apo që mori pronën nga Yzberishti dh e vendoste në qytet të Tiranes.

A. Aleks Zyba është militant i PS.

B. I biri i tij, Aldi Zyba, qenka patronazhisti që garanton votën për PS.

C. Patronazhisti Aldi Zyba punon si hetues ne BKH.

Ky është rast i përsëritur ku patronazhistë të PS janë emëruar si hetues në BKH, përfshi Karaxhën e Ulsi Manjës, apo prokurorët e besuar të Elbasanit të Taulant Ballës dhe Lalës u emëruan në SPAK. Ngjashëm me vitin 1945 ku komunistët internacionalistë u emëruan si hetues, prokurorë e gjyqtarë për të shpallur armiq kundërshtarët e komunistëve.

Të fundit