Flash News
Plagoset me armë zjarri një person në Vorë
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Mandati i Xhaçkës, Vokshi: Ka puç parlamentar, PS është vënë mbi Kushtetuesen
Deputetja demokrate Albana Vokshi tha nga Komisioni i Shëndetësisë se mbi Gjykatën Kushtetuese është vënë grupi i Partisë Socialiste.
Vokshi u shpreh se ka një puç parlamentar nga ana e socialistëve, sa i përket mos çuarjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese.
“Sot duhet të kishim dy komisionet për të dëgjuar studentët dhe ministrat. E fundit që kam, pse na i sillni vendimet e GJK. Me vendim politik mbrojtën deputeten strategjike e rrëzuan vendimet e GJK. Pse na i sillni vendimet e GJK kur ka një shkallë mbi të, që është Rama dhe grupi parlamentar i mazhorancës? Po talleni me në tani? Mos e sillni fare, është më e ndershme, miratojeni në grup parlamentar, mos e sillni kot në komisione sepse na e harxhoni kohën kot.
Mos e sillni as në Parlament, vendosini firmat te Protokolli sepse jeni mësuar ta bëni kështu dhe kalojeni. Puç parlamentar. Ka rënë shteti. Keni vënë grupin e PS mbi GJK. Ka rënë shteti, nëse nuk reagoni ndaj puçit të së enjtes, çdo gjë tjetër, çdo nen që diskutojmë është e kotë”, deklaroi Vokshi.