Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Mbetjet toksike, Teliti: Skandal ndërkombëtar, po flasim për ekonomi kriminale
Këshilltari i Ekonomisë në PD, Dorian Teliti ngriti shqetësimin pas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për mbetjet toksike të publikuar nga Syri Tv.
Teliti tha për Syri Tv se është skandaloze që numri për ton i sasisë së eksportuar është më i lartë nga sa është raportuar më herët.
Teliti: Ne e pamë kryeminsitrin që është mjeshtër për të devijuar situatën dhe për të hequr vëmendjen nga mbetjet toksike. Nëse s’jannë të rrezikshme, siç na thuhet pse mos t’i dërgojmë tek oborri i kryeministrit.
S’bëhet fjalë më për 800 por për 20 mijë ton mbetje që nuk dihet origjina, prodhimi, magazinimi dhe transportimi jashtë territorit shqiptar.
Nuk dihet se çfarë janë dhe ku janë. Ka një protokoll strikt që duhet ndjekur për trasnportin e këtyre mbetjeve të rrezikshme. Nuk janë plehra kimike për të vaditur tokën, por janë helme që ndikojnë jo vetëm në ekonomi por edhe në shëndetin e qytetarëve. Është skandaloze.
Rihapja e diskutimit për importin e plehrave, një realitet ku qeveria jeton në një botë tjetër, shohin vetëm interesat e tyre. Nëse prodhon kjo para, atëherë e pranojmë. Jemi përballë të një skandali me përmasa ndërkombëtare.
Pse këto mbetje po kthehen në Shqipëri dhe pse nuk u pranuan nga Tajlanda?
Sot në Shqipëri është provuar me dokument zyrtar, sa miliona euro janë të tregtuara në këto mbetje, nga kush dhe si?
20 mijë ton mbetje, miliona euro që vijnë nga trajtimi i këtyre mbetjeve që do të pastrohen.
Pse s’i përmendi Rama këto në interpelancë e mori 3-4 javë kohë, çfarë po ndodh me këto anije, ku do ankorohen, në cilën zonë të Portit të Durrësit?
Shifra e publikuar në raport është 25 herë më te lartë, e vërtetuar nga shkresa dhe po flasim për ekonomi kriminale prej dhjetëra milionë euro, theksoi Teliti.