Flash News
Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të bisedimeve me BE-në, çfarë do të diskutohet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Mblidhet Këshilli i Legjislacionit, Çupi: Kushtetuesja e gjeti Kuvendin në shkelje
Deputetja demokrate dhe njëherazi drejtuesja e Këshillit të Legjislacionit, Dhurata Çupi në mbledhjen e mbajtur sot foli për ndryshimet në ligj.
Çupi tha se Gjykata Kushtetuese ka gjetur Kuvendin në shkelje për sa i përket Rregullores se Kuvendit.
Sa i përket ligjit për tatimit e profesioneve të lira, Çupi tha se është e paqartë se çdo të ndodhë me rimbursimin e atyrë që tashmë e kanë paguar këstin.
“Ndryshimet e Rregullores së Kuvendit do të duhet të jenë transparente dhe konsensuale. Ndryshimet e njëanshme për më tepër ashpërsimin e masave, dëmtojnë demokracinë parlamentare.
Mbetet e pa qartë se cfarë do të ndodh me këstet që profesionet e lira kanë paguar. Duhet të ndërmarrim një nisëm ligjore për kompensimin dhe rimbursimin e të gjithë atyre profesionistëve të cilët i kanë paguar këstet”, tha Çupi.