Flash News

Ditari i Opozitës

Mbyllet hetimi për “Partizanin”, Berisha nuk shkon sot në SPAK, do paraqiten avokatët

Mbyllet hetimi për “Partizanin”, Berisha nuk shkon sot në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk do të paraqitet sot në SPAK për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve.

Mësohet se në SPAK do të paraqiten avokatët e tij për të firmosur mbylljen e hetimeve ndaj ish-kryeministrit për ish-kompleksin sportiv “Partizani”.

Kujtojmë se më 11 shtator Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku iu komunikua zyrtarisht se është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim.

Berisha qëndron në “Arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Familja Berisha kundërshton një sërë elementesh të përfshira në dosjen prej 500 faqesh, që SPAK ka përpiluar në përfundim të hetimeve mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 19 nëntor, ora 10:00 si seancë të parë për të shqyrtuar ankimin e kreut të PD-së për masën e parë të sigurisë “Detyrim me paraqitje”, të dhënë në tetor të vitit 2023.

 Seanca do të zhvillohet mbi një bazë dokumentesh, ku Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, Apelit të GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Të fundit