Flash News

Ditari i Opozitës

Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë

Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në

Ka përfunduar mbledhja e drejtuesve politikë të qarqeve në selinë e Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka tha për mediat se u diskutua për organizimin e punës duke theksuar se nga dita e nesërme, drejtuesit e qarqeve do të zbresin në terren.

“Ishte një mbledhje që përcaktoi shinat e punës së drejtuesve politikë në qarqe dhe PD në përgjithësi. Padiskutim, riorganizimi dhe vitalizmi i partisë, do të jetë paralelisht me nisjen e protestave masive për largimin

Nga dita e nesërme, drejtuesit do të jenë në bazë me dy plane pune. Energjizimin e partisë dhe përgatitjen për protesta, si rruga e vetme për të detyruar regjimin për krijimin e një qeverie teknike.

Sot drejtuesit morën detyrat e tyre, sipas qarqeve që janë shpërndarë, do të zbresin në terren. Në terren do të jenë vetëm për komisione dhe parlament”, deklaroi Noka.

Të fundit