Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu ngre alarmin: Serbia po armatoset nga Kina, qeveria shqiptare hesht për rrezikun në rajon

Mediu ngre alarmin: Serbia po armatoset nga Kina, qeveria shqiptare hesht

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Ballkan, duke akuzuar qeverinë shqiptare për heshtje përballë, sipas tij, armatosjes së Serbisë me sisteme ofensive dhe bashkëpunimit të saj me Rusinë dhe Kinën.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu kritikoi kryeministrin Edi Rama dhe institucionet shtetërore për mungesë reagimi, duke paralajmëruar se militarizimi i Serbisë mund të përbëjë rrezik për stabilitetin rajonal dhe për interesat e Shqipërisë si vend anëtar i NATO.

"Vuçiçi armatoset me shpenzime marramendëse në mbrojtje me armë ofensive dhe konsideron Shqipërinë kundërshtaren e saj ushtarake, me pretendimin absurd se marrëveshja Kroaci-Shqipëri-Kosovë është bërë për të sulmuar Serbinë.

Qeveria hesht, Rama hesht, Presidenti hesht. Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk mblidhet.
Armatosja e Serbisë me sisteme sulmuese të ardhura nga Kina, në kombinim me bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm me Rusinë, po krijon një rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Heshtja ndaj këtij militarizimi vetëm sa rrit mundësinë e krizave dhe konflikteve të reja në rajon.

Sjellja e Qeverisë Rama jo si qeveri e nj vendi anëtar i NATO-s, por si vend i botës së tretë, ku siguria s’ka asnjë rëndësi në një kohë që ajo është sot çështja kryesore në NATO, BE dhe SHBA dhe në botë.

I vetmi vend aleat i yni në NATO, Kroacia ngre sot shqetësimin për këto zhvillime, Shqipëria hesht.

Për shoë pa asnjë shpjegim dhe analizë për të tërhequr vëmendje pa asnjë impakt kundër Iranit, Rama do shpall tani dhe jo kur u sulmua Shqipëria, Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste. Kjo as nuk ndikon aspak në rolin tonë si vend dhe si anëtar i NATO-s, vetëm i shërben një politike butaforike të Ramës.

Ne kemi konfliktin si shqiptarë në Ballkan me aleancën e Rusisë-Kinës dhe Serbisë si aleancë antishqiptare, anti NATO dhe anti BE", shkruan Mediu. 

Të fundit