Flash News

Ditari i Opozitës

Mësymja e policisë në biznesin e Agron Shehajt, reagon Meta: Dëshmi e arbitraritetit të bandës së “Rilindjes”

Mësymja e policisë në biznesin e Agron Shehajt, reagon Meta:

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pasi policia ka shkruar sërish dje në biznesin e deputetit të PD-së Agron Shehaj.

Në një postim në Facebook, Meta e ka dënuar këtë akt dhe i bën thirrje kryeministrit Rama të heqë dorë nga sulmet e paligjshme ndaj bizneseve të ndershme.

Sulmet politike dhe terrori policesk i Edi Ramës kundër bizneseve të ndershme, të identifikuara nga patronazhistët si mbështetëse të opozitës janë një tjetër dëshmi e arbitraritetit dhe paligjshmërisë të bandës së “Rilindjes”.

Ndërkohë që shpall ministrat e tij si “investitorë strategjikë” dhe u fal gjobat e taksat e shqiptarëve oligarkëve dhe klientëve të tij, për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa vendim gjykate, falangat e Policisë së “Rilindjes” terrorizojnë bizneset e deputetit të PD, Agron Shehaj me qëllim për të intimiduar dhe shantazhuar një zë kurajoz të opozitës.

Duke dënuar me forcë këtë sjellje arbitrare të përsëritur, i bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë urgjentisht nga sulmet e paligjshme ndaj bizneseve të ndershme.
Të vendosur në betejën për mbrojtjen e interesit qytetar, të bizneseve të ndershme dhe shporrjen me çdo çmim të këtij regjimi mafioz”, shkruan Meta.

Kujtojme se vetë Shehaj, përmes një postimi në Facebook, shkruan se forcat e policisë ‘bastisën’ biznesin e tij pa asnjë urdhër apo vendim gjykate. Deputeti thotë se sipërmarrjet e tij janë vënë prej kohësh në shënjestër nga qeveria, pas denoncimeve që Shehj ka bërë ndaj aferave.

 

Të fundit