Flash News

Ditari i Opozitës

Meta me tona të ashpra: Disa ministra dhe deputetë vetëofrohen për të bërë burg

Meta me tona të ashpra: Disa ministra dhe deputetë vetëofrohen

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duke thënë se hesht përpara krimeve të Edi Ramës.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar, Meta tha se drejtësia në Shqipëri është me regji nga Edi Rama.

Ilir Meta: Është Edi Rama dhe Veliaj që kthyen Tiranën në lavatrice të pastrimit të parave të pista, duke hedhur për tokë edhe kursin e këmbimit të euros dhe katicat e SPAK-ut ulin kokën si spurdhjakë duke falimentuar mijëra biznese të ndershme dhe duke shkaktuar ekspertet shqiptare.

Është Edi Rama që pronat e shtetit i ka trajtuar si prona të nënës duke i ndarë thela thela për të blerë heshtjen e diplomatëve të huaj të McGonigalëve.

Në këtë vend të përmbytura nga këto afera SPAK vetëm mbyll sytë bën sikur nuk shikon, ose bën sikur arreston duke dënuar disa drejtorë apo ministra që vetë ofrohen për të bërë burg për Ramën dhe Veliajn në mënyrë që të vazhdojnë bizneset e tyre. Krimet e rëndë të Ramës që SPAK ka heshtur, është afera e inceneratorëve.

 

Të fundit