Flash News

Ditari i Opozitës

Meta në Maliq: Kryetari aktual premton tren elektrik, por në 25 vite nuk ka zgjidhur as problemin me ujërat e zeza

Meta në Maliq: Kryetari aktual premton tren elektrik, por në 25 vite

Ilir Meta ishte i pranishëm në Maliq, ku u prezantua kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Alfred Gega. Kryetari i Partisë së Lirisë mbajti një fjalim ku deklaroi se nevoja për ndryshim në këtë bashki është ulëritëse.

Meta shtoi se e kryetari aktual, i cili ka qendruar në këtë detyrë për një çerek shekulli, bën premtime të tilla si trenat elektrikë, por në 25 vite në pushtet nuk ka arritur të zgjidhë as problemin me ujërat e zeza në këtë bashki.

“Do flas shumë shkurt. Në 14 maj do të ndodhë revolucioni. Korrupsionin do ta zëvenësojmë me transparencë dhe llogaridhënie. Nevoja për ndryshim dhe revolucion është ulëritëse. Pas çerek shekulli ju keni akoma një kryetar bashkie që ka 25 vite dhe premton një tren elektrik që nga Maliqi e deri te pylli i fazanëve."

"Ai që nuk ka bërë asnjë investim për të lidhur rrugët me ish-njësitë administrative. A e dini ju se molla e Korçës dhe e kësaj zone shitet më lirë në Prishtinë sesa në Tiranë? Është një sistem i tërë që punon për shpopullimin e Maliqit dhe të gjithë Shqipërisë. Ndryshimi e ka një emër, që është ai i Alfred Gegës."

"Unë besoj shumë te Doktor Fredi. Ai ka ardhur falë një procesi tejet demokratik. Jam i bindur se me të merr fund diskriminimi. Duke votuar për doktor Fredin, keni votuar që Maliqi të hyjë në rrugën e ndryshimit. Në 14 maj, një nga fitoret më të bukura në Shqipëri, do të jetë fitorja e Maliqit”, u shpreh Meta.

 

Të fundit