Flash News

Ditari i Opozitës

Meta për Bashën: Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë

Meta për Bashën: Të gjithë e dinë kush është

Kreu i PL, Ilir Meta ka ironizuar Lulzim Bashën i cili akuzoi PD-në se ka bërë Pazar me socialistët.

Nga konferenca për gazetarët, Meta u shpreh se “të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë”, teksa e ironizoi duke thënë “nuk bëhesh i ri duke lyer flokët”.

“Pazar ishte që ti bojkoti që të rrijë kjo ndarje që dua unë dhe kudo ku do të jenë kandidatët e LSI të mbështetur gjoja nga PS unë do të mbështes kandidatët e tu. Kjo ndodhi në Lezhe, në Pogradec etj.

E ti gjithë Shqipëria se kush është njeriu u pazareve. Kush mbahet peng për të dëmtuar opozitarizimin dhe nuk bëhesh i ri duke lyer flokët. As duke thënë se unë jam fitimtar se bëj lapsuse sic bën Presidenti i SHBA. Opozitarët kanë humbur nga pazaret e tij dhe vetëm të tij. Sic ishte pazari edhe i djegies së mandateve, sic ishte pazari edhe për zgjedhjet lokale që i ra në gjunjë presidentit për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe që e shtyu. E vendosi vetë datën e zgjedhjeve lokale dhe nuk e regjistroi PD në KQZ sic u regjistruan partitë e tjera të opozitës”, deklaroi Meta.

Të fundit