Flash News

E-TJERA

Aksident në bypass-in e Lushnjës, "Range Rover" përplaset dhe merr flakë

Aksident në bypass-in e Lushnjës, "Range Rover"

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në bypass-in e Lushnjës. Një automjet tip "Range Rover" është përplasur me barrierën mbrojtëse anësore të autostradës dhe, pas përplasjes, ka marrë flakë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses dhe ambulanca. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital. Fatmirësisht, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të normalizuar trafikun dhe për të nisur hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.

Të fundit