Flash News

Ditari i Opozitës

"Meta po shkruan një libër që do trondisë politikën”, avokati zbulon detajet

"Meta po shkruan një libër që do trondisë

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka deklaruar se Meta po shkruan një libër në burg, i cili sipas tij, do të trondisë politikën shqiptare.

Në një lidhje direkte në emisionin “Breaking” në Top News, Cakrani tha se Meta po përshkruan 35 vitet e angazhimit të tij publik dhe se botimi do ju zbulojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare.

“Është duke shkruar edhe një libër mbi angazhimet e tij gjatë 35 viteve të fundit. Do të jetë një libër që do i zbulojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare dhe do ta trondisë atë. Meta po hedh kujtimet e veta, veprimtarinë e tij politik në një libër. Zoti Meta do jetë Konti Monte Kristo i politikës shqiptare”, ka deklaruar avokati.

Të fundit