Flash News

Ditari i Opozitës

Meta publikon raportin e FMN: Skemat e PPP-ve me kosto tepër të lartë

Meta publikon raportin e FMN: Skemat e PPP-ve me kosto tepër të

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se skemat e Partneritetit Publik Privat janë shndërruar në prokurime të drejtpërdrejta me kosto tepër të lartë dhe me rreziqe të mëdha fiskale.

Ai shtoi se PPP janë dhënë në mënyrë klienteliste dhe përdoren si instrument abuzimi për përfitime korruptive në kurriz të taksapaguesve.

Postimi i plote

Skemat e Partneritetit Publik Privat (PPP) janë shndërruar në prokurime të drejtpërdrejta me kosto tepër të lartë dhe me rreziqe të mëdha fiskale.

PPP-të po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë klienteliste, si një instrument abuzimi për përfitime korruptive në nivelin më të lartë qeverisës në kurriz të taksapaguesve.

Një studim i fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hedhur dritë mbi abuzimet me PPP-të në Shqipëri, të cilat janë kthyer në një barrë të rëndë për buxhetin e shtetit dhe qytetarët shqiptarë.

Ndërsa kuadri ligjor për PPP-të kërkon që autoritetet kontraktore të sigurojnë që detyrimet e ardhshme në lidhje me to të mbulohen në buxhetin vjetor të miratuar, në praktikë rezulton se ky proces administrohet jashtë procesit buxhetor.

Raporti i FMN paralajmëron për pasoja të rënda fiskale që kanë këto skema të “qepura keq”, duke krijuar rreziqe të mëdha për financat publike dhe ekonominë shqiptare.

Pagesat për shërbime që nuk kryhen, si inceneratorët, check-up apo sterilizimi vazhdojnë edhe kur këto projekte janë të paefektshme.

Ndërprerja urgjente e këtyre praktikave abuzive korruptive dhe rishikimi i kontratave është një domosdoshmëri për të shpëtuar falimentimin e shtetit nga korrupsioni skizofrenik i “Rilindjes”.

Të fundit