Flash News

Ditari i Opozitës

Meta tryezë me sipërmarrësit: Paratë vidhen pa u futur në buxhet

Meta tryezë me sipërmarrësit: Paratë vidhen pa u futur

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u takua me sipërmarrësit. Meta tha se po shkatërrohet konkurrenca, ndërsa evidentoi ligjet e cila sipas tij bëhen me porosi.

Ai shtoi se paratë vidhen pa u futur në buxhet, ndërsa klima për sipërmarrësit është e vështirë.

“Faktet janë të qarta se si mund të funksionojë sipërmarrja në një vend ku nuk ka transparencë për tenderat, ku të gjithë fituesit janë të paracaktuar, ku kriminaliteti e korrupsioni sundojnë në çdo qelizë të shtetit dhe gjyqësorit.
Paratë vidhen pa u futur në buxhet.

Akoma më problem është pasiguria ligjore. Synojmë ta kthejmë në Shqipërinë nga një gropë të zezë importesh në një fuqi eksportuese. Kjo do të ndodhë duke çliruar administratën nga nepotizmi dhe korrupsioni”, tha Meta.

Të fundit