Flash News

Ditari i Opozitës

Muçollari: 27 mijë m2 parqe dhe terrene sportive po i hiqen Tiranës për të ndërtuar kulla Veliaj

Muçollari: 27 mijë m2 parqe dhe terrene sportive po i hiqen

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, ka folur për projektet e Veliajt në lidhje me ndërtimet e reja.

I ftuar në Syri TV, Muçollari është shprehur se rreth 27 mijë metra katror po i jepen investuesve të lidhur me rilindjen.

"Rijetëzim është një term i ri i shpikur që i është bashkëngjitur termit korporata e investimeve që ishte rienergjizim ku ishin disa denoncime që i kemi bërë më parë ku katër prona publike do të shfrytëzoheshin për kulla.

Të njëjtën skemë po përdor dhe bashkia e Tiranës në bashkëpunon me korporatën e investimeve që lidhet me transferimin e pronës publike drejt miqve të Ramës apo Veliajt.

Bëhet fjalë për 27 mijë metra katror në qendër të Tiranës, dhe relacioni që është përgatitur nga njerëzit e Velijat lidhet me interesin e artë që mund të kenë investuesit dhe e gjitha ajo pasuri publike dhe terrene sportive kanë vendosur së bashku me korporatën e investimeve të ndërtojnë kulla", tha Muçollari.

Të fundit