Flash News

Ditari i Opozitës

Muçollari: Tirana është kryeqyteti i mbetjeve

Muçollari: Tirana është kryeqyteti i mbetjeve

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari në fjalën e  tij përpara protestuesve kundër vjedhjeve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se sot ky është kryeqyteti i mbetjeve.

Muçollari ka theksuar se ne nuk e durojmë dot të cilësohemi kryeqyteti i papastërtive, por duhet të cilësohemi Tirana e protestave, vetëm kjo Tiranë do ta shpëtojë vendin dhe qytetin.

"Unë jam them me plot gojën se ju jeni heronjtë e këtij qytetit pasi pavarësisht kushteve keni dalë në protestë për ti dhënë jetë këtij kryeqyteti i cili është në agoni.

Ky pushtet i ka dhënë titullin kryeqyteti i rinisë, po cila rini ajo që ka ikur nëpër botë, i ka dhënë titullin kryeqyteti i sportit, po cilit sport atij pa fusha që i kanë zënë ndërtimet e pallateve.

Ka fjalë që do të cilësohet vitin tjetër kryeqyteti i kulturës, po cila kulturë kur nuk ka një teatër kombëtar. Për fat të keq Tirana i vetmi emërtim që mund ti japësh është kryeqyteti i mbetjeve në disa aspekte.

Ka dhjetra ditë që në lagjet e Tiranës janë grumbulluar male me mbetje të cilat duhet të ekzekutoheshin nga inceneratori, por Veliaj ka marrë 130 milionë euro për një incenerator i cili nuk ekziston.

Kur kapet hajduti në vjedhje jo vetëm që nuk arrestohet nga SPAK por ai vazhdon të marrë vendime në kundërshtim me interesin qytetar. Nuk e durojmë dot të cilësohemi kryeqyteti i papastërtive, por duhet të cilësohemi Tirana e protestave, vetëm kjo Tiranë do ta shpëtojë vendin dhe qytetin", deklaroi Muçollari.

Të fundit