Flash News

Ditari i Opozitës

Mungesa e grave si drejtuese qarku/ Alimehmeti: Ka pasur diskutime e debate të forta

Mungesa e grave si drejtuese qarku/ Alimehmeti: Ka pasur diskutime e debate

Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës na ana e opozitës, Ilir Alimehmeti ka shfaqur pakënaqësitë e tij, lidhur me publikimin e emrave për drejtues të qarqeve politike në PD, një vendimmarrje kjo e Kryesisë së PD.

Sipas Alimehmetit, gjatë mbledhjes së Kryesisë ka pasur debate e diskutime, teksa në emisionin Task- Forcë në Syri Tv, thotë se mospjesëmarrja e grave si drejtuese në qarqe, është një lëvizje e pamenduar sipas tij nga strukturat e PD.

Për Alimehmetin, përtej ecejakeve të PD për t’u ripërtirë si forcë e parë opozitarë përballë një kundërshtari politik si Rama, përçarja brenda vetë partisë është ende prezente, sa kohë sipas tij, ka sulme e diskutime kundër njëri-tjetrit, në vend që ato të përqendrohet ndaj kundërshtarit.

‘Këto forca nuk janë konverguar ndaj kundërshtarit, thekson Alimehmeti, teksa shton se intstitucionaliteti është relativisht i ulët në PD.

Ka pasur diskutime e debate, telefonata na kanë rënë shumë herë, sms  e situata…Të duash forcën politike, kërkon motivim dhe angazhim përtej fjalëve.  Kemi edhe detyra, përgjegjësi si forcë e parë opozitare, kemi edhe përgjegjësi për bashkimin. Është reflektuar, po ka gjëra ende për tu bërë.

Aty ka gabimi në përfaqësim, diçka që s’është menduar, kuota gjinore. Të mos kesh asnjë grua, tregon mungësë të madhe të forcës opozitare, pjesës më të bukur të vendit. Kjo mund të korrigjohet, tregon që s’ka zpasur një reflektim e këshillim të plotë, cilës sferë dhe mënyrës se si po i flasim asaj pjese të shoqërisë. Nevojitet t’i dëgjojmë e përfaqësojmë njerëzit. T’u tregojmë shembull për të qeverisur kur të vijmë në pushtet.

Jemi vulnerabël për përçarje, sulme e diskutime kundër njëri-tjetrit. Këto forca nuk janë konverguar ndaj kundërshtarit. Intstitucionaliteti është relativisht i ulët në PD.

Arrestimi i Berishës, është kyç. Kontakti me bazën është kyc për ne. Duhet kujdes i madh, duhet parë njëri -tjetri sy më sy kush jemi. Të mos bëjmë lojëra individualitetesh, problem i madh. Nëse s’veprojmë e punojmë në grup, atëherë ne jemi vulnerabël. Emra që lakoheshin prej muajsh, diskutoheshin nëpër qarqe. Ka disa emra ishin zyrtarisht me urdhëresa, s’pati supriza. Përfaqësimi duhet të ishte më i madh”, theksoi Alimehmeti.

Të fundit