Flash News

Ditari i Opozitës

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Bardhi: Familja jonë politike humbi sot një nga djemtë e saj më të mirë

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Bardhi: Familja jonë politike humbi sot

Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi, me anë të një statusi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit.

Bardhi tha se familja politike e PD-së humbi sot një nga djemtë më të mirë të saj.

 “Familja jonë politike humbi sot një nga djemtë e saj më të mirë. Largimi para kohe i mikut Gert Bogdani na ka trishtuar pafund të gjithëve. Ngushëllime të sinqerta Edlirës, prindërve, familjes, dhe miqve për këtë humbje të madhe dhe shokuese! Ngushëllime edhe demokratëve që e respektuan dhe e vlerësuan për modelin e tij qytetar në politikë! Prehu në paqe mik i mirë! ”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit