Flash News

Ditari i Opozitës

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja Edlira Çepani

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja Edlira Çepani

Ish-deputeti i PD-së Gerti Bogdani, u nda nga jeta pas një infarkti në zemër mesditën e sotme. 

Bashkëshortja e Bogdanit njofton detajet e përcjelljes për në banesën e fundit të partnerit të saj. Në një njoftim Edlira Çepani njofton se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 kur do të përcillet për në banesën e fundit.

“Me hidhërim të thellë, njoftojme humbjen e parakohshme të babait dhe bashkëshortit, Gert Bogdani, ju njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.”, shkruan Edlira Çepani.

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja Edlira Çepani

Të fundit