Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshon planvendosja e deputetëve, Basha jo më krah Bardhit dhe Tabakut

Ndryshon planvendosja e deputetëve, Basha jo më krah Bardhit dhe

Ka ndryshuar planvendosja e deputetëve në sallën e seancave plenare me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Ish kryetari i PD dhe deputeti Lulzim Basha nuk do jetë më i ulur mes Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut, por përkrah Oriola Pampurit dhe Seladin  Jakupllarit.

Ndërkohë që përkrah kreut të grupt të PD-së Gazment Bardhit do jetë Bledion Nallbati.

Po ashtu, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka njoftuar disa ndryshime të deputetëve në Komitetin e Stabilizimin BE-Shqipëri.

Më kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, janë hequr nga Komiteti Ndërkombëtar për Stabilizimin BE-Shqipëri tre deputetë dhe janë shtuar tre të tjerë.


Deputetët që janë hequr nga lista janë Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliun dhe Orjola Pampurin, e në vend të tyre janë shtuar Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj dhe Sajmir Korreshi.

Të fundit