Flash News

Ditari i Opozitës

Nikolla bëhet ‘zëdhënëse’ e Bashës në Kuvend, reagon Bardhi: Ndërhyje në punët e brendshme të PD

Nikolla bëhet ‘zëdhënëse’ e Bashës në

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla futi në rendin e ditës kërkesat e opozitës për komisionet hetimore, si dhe pasi lexoi njoftimin e  Lulzim Bashës drejtuar Kuvendit për largimin e Gazment Bardhit nga PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thekson se rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament.

“Nervozizmi i Edi Ramës për unifikimim e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk u shfaq vetëm me mungesën e tij skandaloze në votimin për Rezolutën për dënimin e Serbisë, por edhe nga sjellja e paprecedentë e Kryetares së Kuvendit në fund të seancës së sotme të posaçme.

Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament.”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit