Flash News

Ditari i Opozitës

Nis seanca plenare, Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit dhe ndihmën e karteleve të drogës

Nis seanca plenare, Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit dhe

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, e para që nga fushata elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nuk u ra dakord për programin dhe kalendarin e punimeve, duke njoftuar se në lidhej me këtë do të diskutohet në seancë.

Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme pas rënies së perdes së hekurt në periudhën pas komuniste në Europë.

 Berisha: Të nderuar deputetë, kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së Perdes së Hekurt në Europën ish-komuniste.
Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit.
Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve.
Pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat.
Pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë.
Deputetët e këtyre karteleve u zëvendësojnë ju në këtë parlament, jo se ju nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në vitin 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama.
Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura.
Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendin.
Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër.
Kur 1.6 milionë shqiptarëve iu shkelmuat votën.
O botë e krimit, nuk mund të ishit ndryshe ju.
Përfaqësues të klaneve më të egra dhe vrasësve, nuk mund të ishit ndryshe, këta mund të ishit.
Po, po.
Shumë herë më e ndershme do ishte që këtu në parlament të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajri, Elvis Çela, Bahri Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti dhe të tjerë të cilët u përdorin ju si lecka politike në funksion të perandorive të tyre të krimit.

Të fundit