Flash News

Ditari i Opozitës

Noka – ministrit të Brendshëm: Edhe Durim Bami mund të kishte kandiduar në polici

Noka – ministrit të Brendshëm: Edhe Durim Bami mund të

Deputeti demokrat Flamur Noka ka ironizuar garën për kreun e ri të Policisë së Shtetit.

Teksa iu referua njërit prej kandidatëve, Hajrulla Xhivinit, Noka tha se ky i fundit është shpallur në kërkim dhe si i tillë, edhe Durim Bami mund të kandidonte.

“Hajrulla Xhivini është një nga 15 kandidatët për drejtor të Policisë. Hajrulla Xhivini është në kërkim. Mund të kishte kandiduar edhe Durim Bami dhe ju do ta kishit futur për kandidim në konkurrencë”, u shpreh Noka nga Komisioni i Sigurisë.

Deputeti iu drejtua ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, duke i thënë se detyra e tij ishte të nxirrte policinë nga bataku ku është zhytur, e jo të mbrojë çdo pisllëk të paraardhësve të tij.

“Sot ke marrë përsipër shumë gjëra mos mbaj barrën e atyre që kanë qenë përpara. Zoti ministër mos përsipër të tjerat, por po ke këllqe të nxjerrësh nga bataku këtë polici ta pastrosh ndryshe fatin e këtyre të tjerëve do kesh, madje edhe më keq se po merr përsipër edhe faturat e të tjerëve. Objektivi juaj duhet të ishte qaja për nxjerrjen nga bataku të policisë së shtetit dhe jo të mbroni çdo pisllëk e aferë të paraardhësve tuaj që e kanë bërë këtë policinë më të inkriminuar që ka Europa”, deklaroi Noka.

Të fundit