Flash News

Ditari i Opozitës

Noka në Kuvend: Qeveria Edi Rama prishi marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe dëmtoi ekonominë

Noka në Kuvend: Qeveria Edi Rama prishi marrëdhëniet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër në Kuvend ndaj qeverisë dhe veprimeve të saj që, sipas tij, kanë dëmtuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe ekonominë e vendit. Noka e cilësoi qeverinë e Edi Ramës si përgjegjëse për prishjen e marrëdhënieve me Greqinë, duke akuzuar qeverinë se ka "vodhur dy herë zgjedhjet" në Himarë dhe ka burgosur Belerin për interesa të caktuara.

Në fjalën e tij, Noka tha se shqiptarët që jetojnë në Greqi janë ata që po vuajnë më shumë nga dëmtimi i këtyre marrëdhënieve dhe shtoi se qeveria nuk duhet të ketë guximin të kërkojë votën e emigrantëve shqiptarë atje. Ai i akuzoi liderët e mazhorancës se janë të angazhuar vetëm për të mbrojtur interesat e tyre dhe se kanë bërë premtime pa i mbajtur ato.

"Nuk ka pasur asnjë përpjekje për të rritur pensionet për shqiptarët gjatë 12 viteve të qeverisjes, dhe tani, pas gjithë mashtrimeve, po premtojnë rritje. Po, kujt ia rritët? Po shqiptarëve, jo," tha Noka.

Përsa i përket ekonomisë, Noka theksoi se Shqipëria e vitit 2005, kur Partia Demokratike mori pushtetin, kishte të ardhura të ulëta, por gjatë qeverisjes së PD-së, ato u dyfishuan. Ai e krahasoi këtë me situatën aktuale, ku Shqipëria është kthyer në një vend me të ardhura të ulëta, shumë më të ulëta se ato të vendeve të rajonit.

"Shqipëria që morëm në 2005 ishte vend me të ardhura të ulëta. Kur ne dorëzuam pushtetin, e dorëzuam një Shqipëri me të ardhura të mesme të larta, që ia kalonte edhe dy vendeve të BE-së, Bullgarisë dhe Rumanisë. Ku është Shqipëria e narkosit sot? Ka rënë në nivelin e të ardhurave më të ulëta," tha Noka, duke e quajtur qeverinë aktuale përgjegjëse për regresin ekonomik të vendit.

Të fundit