Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Noka pas mbledhjes së kryesisë: Shqiptarët s’duan më kryeministër ‘McGonigalin shqiptar’, në zgjedhje me qeveri teknike

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së partisë.
Noka tha se në mbledhje u diskutua që deputetët e opozitës do të zbresin në të zhvilluar takime të shumta, ndërsa shtoi si pas protestës së 20 shkurtit, shqiptarët nuk mund të pranojnë më kryeministër “McGonigalin shqiptar”.
“Bashkimi i PD-së, krijimi i opozitës së bashkuar dhe protesta e datës 20 shkurt si kulmimi i zhvillimeve brenda opozitës, ishin kryefjala dhe treguan që PD-ja, opozita, por edhe vendi ka hyrë në një etapë të re zhvillimesh politike.
Protesta e qytetarëve, ai lum njerëzish që vërshoi në Tiranë, ajo energji njerëzore që u derdh në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, tregoi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh.
Ai lum njerëzish, ai uragan popullor i dha një mesazh edhe PD-së, dhe kryesia jonë sot vendosi që ta lexojë dhe deshifrojë mirë dhe qartë, atë mesazh të njerëzve të lirë, demokratëve, opozitarëve që morën pjesë, edhe të paangazhuarve që morën pjesë, edhe të socialistëve të zhgënjyer dhe të shkelur me këmbë nga sekti i rilindjes, që morën pjesë.
Përkthimi i atij mesazhi është që ne do të zbresim në bazë, të gjithë do të zbresim të takojmë të gjithë qytetarët, pensionistët, fermerët, arsimtarët, mjekët, nënpunësit, të papunët, rininë.
Do të jemi çdo ditë në kontakt me ta, për të drejtuar gjithë këtë energji njerëzore dhe për ti dhënë një mundësi çlirimi gjithë kësaj energjie, që Shqipëria më në fund të shkojë në zgjedhje të lira dhe demokratike, me një qeveri teknike dhe jo më, me një qeveri që është armike e votës së lirë.
U analizua edhe një pikë tjetër.
Pas datës 16 shkurt dhe sidomos pas datës 20 shkurt, shqiptarët nuk mund të pranojnë më kryeministër McGonigalin.
McGonigali në SHBA u dënua për çështjen shqiptare.
Në Shqipëri hapi i parë që duhet të ndodhë, është që McGonigali shqiptar të largohet nga karrigia e pushtetit dhe ti hapë rrugë qeverisë teknike, që Shqipëria të ketë përfundimisht një qeveri përfaqësuese të shqiptarëve e jo të patronazhistëve dhe të krimit.
Një qeveri e cila të ketë vetëm një synim, të ju mundësojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të cilat i kanë munguar prej më se 10 vitesh këtij vendi, dhe pastaj për ti hapur rrugë edhe Shqipërisë të ecë drejt integrimit Europian, i penguar dhe i bllokuar nga krimi dhe korrupsioni i rilindjes”, tha Noka.
I pyetur se a kishte diskutime përsa i përket riorganizimit të strukturave të PD-së, ku të përfshihen edhe depuetët e grupimit Bardhi, qoftë në kryesi, por edhe në strukturat e partisë, Noka tha “Sigurisht që pika e tretë e rendit të ditës së kësaj kryesie, ishte hapja e procesit për riorganizim dhe për zgjedhje në 20 degë, kryetarët kishin dhënë dorëheqjen pasi kishin kandiduar në zgjedhjet lokale.
Për përfshirjen e deputetëve të tjerë, pa asnjë më të voglin diskutim ne kemi marrë një vendim që para datës 20 shkurt, para protestës që të gjithë deputetët pa asnjë përjashtim janë në grupet e punës së PD-së në të gjithë qarqet. Ky është një proces i ezauruar”.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56