Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Ramës nuk i duhej Himara, por tokat dhe bregu i saj

Noka: Ramës nuk i duhej Himara, por tokat dhe bregu i saj

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar ashpër pas shpalljes së fitores së PS në Himarë.

Noka shkruan në Facebook, se Rama nuk ka dashur të fitojë Himarën, por tokat dhe bregun e saj.

“E mbajti te rrethuar per nje vit Himaren.  E mbajti nen terror per nje vit Himaren. Hordhite e pushtetit i leshoi mbi te duke bere shantazh cdo te punesuari e cdo biznesi  , duke kercenuar cdonjerin dhe blere 500 Euro voten.  Vete ne krye te ministrave shperndau tapi e sekseret qeveritar premtonin leje e zhvillim pronash..Nxori analiste e banaliste qe te nxisnin urrejtje .. 6157 himariot i hoqi nga listat e votuesve duke ju mohuar te drejten  e votes qe jua garanton kushtetuta …Shtoi 310 rilindas  ne listat e votimit.  ….

Masaker mbi zgjedhjet vetem te mos e leshoj Himaren ne duart e qytetareve   Nuk i duhej Himara. I duheshin se sben tokat e saj dhe bregu i saj ..Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje. .Qe te behen zgjedhje ne kete eshte emergjence  qeveria teknike”, shkruan Noka.

Të fundit