Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk ka tamponë për të kryer testime", ish-deputeti: Me paratë e gjobave menaxhoni situatën

"Nuk ka tamponë për të kryer testime", ish-deputeti: Me

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa ka ngritur shqetësimin për situatën e pandemisë në qytetin e Elbasanit. Ai thotë se gjobat nuk janë zgjidhja, ndërsa shton se të paktën paratë të përdoren për menaxhimin e situatës.

Hasa evidenton se Elbasani është një nga vatrat më të nxehta të COVID-it, por masat janë pothuajse inekzistente. Gjithashtu rendit tre shqetësimet kryesore që janë:

• Nuk ka tampon për të kryer testime.

• Nuk ndiqet zinxhiri i infektimeve.

• Përgjigjet vijnë shumë vonë, kur sëmundja ka përparuar, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Postimi i plotë:

“600, 700, 1000 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës.”

Kjo fjali që përsëritet çdo ditë nga qeveria në ikje është e vetmja arritje e saj, por gjobat kundër qytetarëve nuk janë zgjidhja. Për të përballuar pandeminë duhen investuar para.

Çdo ditë po bëhet më keq, jo për fajin e qytetarëve, por për fajin e qeverisë.

Elbasani është një nga vatrat më të nxehta të COVID-it, por masat janë pothuajse inekzistente.

• Nuk ka tampon për të kryer testime.

• Nuk ndiqet zinxhiri i infektimeve.

• Përgjigjet vijnë shumë vonë, kur sëmundja ka përparuar, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Të paktën, paratë e gjobave për maskat të mos i harxhojnë për të paguar incineratorët apo për zyra luksoze, por të blejnë tamponë, që të mos lënë njerëzit në mëshirë të COVID-it.

 

Të fundit