Flash News
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Rama falënderon Vladimir Putin për konferencën e dytë ndërqeveritare: Moment i veçantë falë tij
"Nuk kam asnjë shqetësim", Bardhi: Balluku vjen në Fier me fuqinë e krimit të organizuar
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili përballet me Belinda Ballukun në Fier në zgjedhjet e vitit të ardhshëm i ftuar në emisionin “Open” në News 24, tha se Qarku i Fierit që do e ndëshkojë Partinë Socialiste, pasi është braktisur nga PS-ja ndërsa Ballukun e cilësoi si të lidhur me krimin dhe këtë shqiptarët e dinë.
“Ajo vjen me fuqinë e krimit të organizuar, me atë të korrupsionit, ndërsa unë shkoj me ndershmërinë time.
Kam bindjen e thellë që Qarku i Fierit që do e ndëshkojë Partinë Socialiste, është një nga qarqet me fuqinë ekonomike më të madhe, por është braktisur nga PS-ja, edhe pse i kanë dhënë mbështetjen maksimale.
Do të jetë reagimi më i fortë krahasuar me qarqet e tjera. Nuk kam asnjë shqetësim që do kem përballë një njeri që e suporton krimi i organizuar, pasi krimi suporton njerëzit e korruptuar”, tha Bardhi.