Flash News

Ditari i Opozitës

Ofertë për Metën që të jetë në listat e PD? Ja si përgjigjet Berisha

Ofertë për Metën që të jetë në listat e PD?

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha një ditë më parë se do të preferonte të që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të futej me logon dhe flamurin e PL.

Sot për këtë u pyet kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nëse i ka bërë ndonjë ofertë Metës, që ai të jetë në listat e PD.

Beroisha  tha se janë në diskutime dhe nuk ka një projekt konkret.

“Janë diskutime, nuk ka projekt të dorëzuar, por diskutimet në këtë fazë janë të përqendruara totalisht në bashkëveprimin tonë për  në protesta  të përgjithshme dhe krijimin e qeverisë teknike. Kjo është tema jonë e ditës”, tha Sali Berisha.

I pyetur nëse do të ketë shpërblim Metën me vende të sigurta deputetesh ne listat e PD, Sali Berisha u pergjigj:

“Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim, Ilir Meta është i konsoliduar, partia e tretë më e madhe në vend, se secili do të jetë koalicioni, por jo shpërblim por me interes të përbashkët bilateral do të shqyretohet në kohërat që vijnë”.

Të fundit