Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmoi Gjykatën Kushtetuese pas vendimit për Ballukun, Berisha-Ramës: Ky është grusht shteti brenda shtetit

Sulmoi Gjykatën Kushtetuese pas vendimit për Ballukun,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot në podcastin e tij në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ministres Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetin social, Berisha akuzoi kryeministrin se po tenton të “asgjësojë shtetin ligjor” duke mos respektuar vendimin e Kushtetueses.

Ai shtoi se në Europë dhe në botë, gjykatat kanë pezulluar jo vetëm ministra, por edhe kryeministra, duke e konsideruar qëndrimin e Ramës si të paprecedentë.

Reagimi: 

Të dashur miq, më 10 shkurt, ju ftoj të marrim fatin e Shqipërisë në dorë. T’i qëndrojmë ligjeve dhe Kushtetutës së vendit si rruga e vetme drejt BE! #sb
Fjala e plotë:
Mirëdita!
Të dashur qytetare dhe qytetarë, sot në monologun të dielës, Edi Rama në panik dhe i fantaksur, o zotua para jush në mënyrën më të papërgjegjshme se ai nuk do të përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbasi sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë që një ministër të pezullohet nga gjykatat.
Ky është një mashtrim i madh sa vetë Edi Rama. Në rajon, në Europë dhe në botë, gjykatat kanë pezulluar jo vetëm ministra, por edhe kryeministra.
Por në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai nuk sheh një goditje për Lubi Ballukun, por sheh potencialin dhe mundësin e pezullimit të tij si kryehajduti i kombit nga gjykatat, mbasi siç e dini, Lubia i ka bërë të qartë atij, se do të të marrë me vete.
Sot në monologun e tij, ai kërcënoi dhe Europën, i tha se, alternativë e vetme për Shqipërinë në Europë, jemi ne hajdutët e mëdhenj, ne që asgjësojmë shtetin ligjor dhe nuk njohim ligj e as Kushtetutë.
Mirëpo nesër sipas medieve, ai është thirrur pikërisht për ti komunikuar vendimin që është marrë në rast se ky, pengon sistemin e drejtësisë dhe veprimtarinë e tij.
Dhe ky vendim, do të jetë mesa duket vendimi më i paprecedentë që është marrë ndonjëherë në BE, sepse është absolutisht i paprecedentë qëndrimi dhe vendimi i Edi Ramës, për të asgjësuar shtetin ligjor me një grusht shteti, brenda shtetit.
Në këtë kontekst, të dashur qytetarë dhe qytetare, ditën e martë, secili prej jush proteston, shpreh revoltën në kryengritjen paqësore të opozitës, jo vetëm për vete, por për fëmijët e tij, për Shqipërinë, dhe si asnjëherë tjetër, për të ardhmen evropiane të këtij vendi.
Ndaj dhe ju ftoj të marrim fatet në dorë të Shqipërisë, ti qëndrojmë ligjeve dhe kushtetutës së vendit, si rruga e vetme e integrimit të Shqipërisë në BE, si rruga e vetme për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit dhe kushtetutës në Shqipëri.
Faleminderit!

Të fundit