Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita paralajmëron vazhdimin e protestave pas kaosit në Kuvend: Shqiptarët në rrugë më 7 tetor kundër regjimit

Opozita paralajmëron vazhdimin e protestave pas kaosit në Kuvend:

Pas tensioneve në seancën e sotme parlamentare, e cila u ndërpre pas vetëm 20 minutash, deputetët e Partisë Demokratike kanë deklaruar se aksioni i tyre do të vijojë me intensitet të shtuar, duke përgatitur qytetarët për një protestë të madhe më 7 tetor.

Deputetja Ina Zhupa theksoi rëndësinë e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, duke paralajmëruar se “nëse nuk respektohen këto të drejta, këtij sistemi do t’i dalë flaka”. Ajo bëri thirrje që shqiptarët t'i bashkohen protestës së organizuar nga opozita në 7 tetor në orën 18:00.

Ndërkohë, deputeti Dashnor Sula akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin Fatmir Xhafaj për hakmarrje personale ndaj deputetit të burgosur Ervin Salianji, të cilin e cilësoi "të burgosur politik".

Sula u shpreh se populli shqiptar nuk do të bëhet palë me regjimin dhe do të dalë në rrugë për të kërkuar lirinë dhe demokracinë.

Deputetja Dhurata Çupi paralajmëroi se skenat e tensionuara që u panë sot në Parlament do të përsëriten në çdo seancë, duke akuzuar Edi Ramën për shkelje të Kushtetutës dhe për shitjen e interesave të Shqipërisë.

Opozita mbetet e vendosur që të vazhdojë aksionin politik për të përmbysur regjimin që ata e cilësojnë si autoritar dhe të padrejtë.

Të fundit