Flash News

Ditari i Opozitës

"Pabarazi ekstreme", Berisha: Spiropali dhe kryehajduti i qeverisë marrin rrogë sa 40 pensione në muaj

"Pabarazi ekstreme", Berisha: Spiropali dhe kryehajduti i

Berisha: Pensionisti gjerman, apo punëtori gjerman, ka shërbimin shëndetësor të garantuar sepse qeveria gjermane nuk u tha kurrë gjermanëve se do e keni falas.
Ka ilaçet që nuk mungojnë. Që veprojnë.
Pensionisti shqiptar nuk i merr dot ilaçet se çmimet në Shqipëri të ilaçeve janë më shtrenjtë se në Gjermani, se në Greqi, se në Itali.
Pensionisti shqiptar, me të cilin u tall në mënyrë cinike, të pashpirt Edi Rama me 4 përqind rritje, vuan për kafshatën, vuan për ushqimet.
Ndërkohë, kryetarja e parlamentit me kryehajdutin e qeverisë marrin rrogë sa 40 pensione në muaj.
A ka pabarazi më ekstreme se kjo?
Dhe në vend se më së paku të dyfishonin pensionet, siç ishte premtuar, u katandis në rritjen më cinike, në përçmimin 4 përqind.
Unë mund t’u listoj ju jo një, po dhjetëra çmime ushqimesh bazë dhe mallrash të tjera të përditshme, çmimet e të cilave vetëm dy vitet e fundit janë rritur me 10-15-20 përqind.
Po pse ky cinizëm?
Pse ky qëndrim i pashpirt ndaj këtyre njerëzve që u shkrinë për këtë vend?
Ndaj këtyre njerëzve që u kaloi rinia në mjerim?
Kjo sepse Erion Veliaj me Edi Ramën vjedhin dhe zhdukin 130 milionë euro për djegësin e Tiranës.
Kjo sepse me një të rënë të lapsit, Lubi Balluku dhe Edi Rama vjedhin 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë, tunelin e ndërtuar me 65 mijë euro për frymë investim, që nuk e ndërton kush në botë, por që na duhej të vidhnim 50 milionë euro.
Kjo sepse Edi Rama me ‘Ismailin’ e tij shpenzon në dy vite dy herë më shumë se presidenti i SHBA në udhëtime jashtë shtetit. Se kancelari i Gjermanisë. I çmendur pas udhëtimeve për të transportuar gjëra që vetëm ai e di, ai shpenzon 21 milionë euro në 141 udhëtime zyrtare dhe private dhe vendos instilacionin 4 milionë euro në oborrin e selisë së tij sikur të ishte oborri i familjes së tij.

Të fundit