Flash News

Ditari i Opozitës

Padia e PD për Xhafajn, kërkohet hetim pasuror për deputetin socialist

Padia e PD për Xhafajn, kërkohet hetim pasuror për deputetin

Grupi i Partisë Demokratike po përgatit kallëzim në SPAK për ish-ministrin e Brendshëm dhe deputetin e PS, Fatmir Xhafaj.

Padia vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila dënoi e një vit burg deputetin Ervin Salianji, pas hetimeve për dosjen “Babale”.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se nga takimi që u zhvillua mes Nokës, Bardhit, Palokës e Gjekmarkajt, është përgatitur edhe dokumentacion i i nevojshëm për padinë ndaj Xhafajt.

Salianji ka kërkuar hetim pasuror për ish-ministrin.

Hetimi do të kërkohet mbi lidhjet e pretenduara me ndërtues të cilëve u ka dhënë prona shtetërore, falsifikim të dosjes, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.

Të fundit